Kompania Microsoft e ka lansuar një version të ri të Skype. Përditësimi i ri do të ofrohet për versionet 4.0.3 dhe 5.1 të Android.
Microsoft thotë se ky version është më i lehtë jo vetëm në hapësirën që zë por edhe konsumin e memories RAM.
Ky version i Skype do të dërgohet në mbarë botën në javët në vijim. Telefonat me këtë sistem operativ janë dizajnuar për të funksionuar në vende dhe rajone me konektivitet të kufizuar interneti. /Telegrafi/