Skype gjithashtu njoftoi se janë bërë 10 vjet prej kur janë realizuar video thirrjet e para, dhe se deri më sot janë bërë mbi 2 trilionë minuta video thirrje.
Gjithë këto thirrje me video janë bërë në 10 vitet e fundit.
“Dhjetë vjet më parë, Skype filloi një mundësi të re – thirrjet pa pagesë me video. Por, me të vërtetë ka qenë një dekadë që kur Skype ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen me të dashurit e tyre. Ndërsa, 6 vjet më parë, ne kemi shpikur video thirrjet në telefonat mobil. Sot, ne jemi të ngazëllyer për të njoftuar evoluimin e ardhshëm – video thirrjet në grup në Android, iPhone, iPad dhe Windows 10 Mobile” thuhet në deklaratën e Skype.