Telegrafi

Skype, shërbim illegal në Etiopi

Një veprim i tillë tani ka ndodhur në Etiopi, ku është miratuar ligji, përmes të cilit kushdo që bën një thirrje më të gjatë se 30 sekondëshe në Skype ose Google Talk mund të dënohet deri në 15 vite burgim. 

Ky legjislacion e ka bërë të pamundur dhe veprim ilegal përdorimin e ndonjërit prej shërbimeve që bazohen në “Voice over Internet Protocol (VoIP)” brenda vendit, transmeton Al Jazeera. 

Për më shumë, ligji i njëjtë i ka mundësuar telekomit shtetëror, Ethio Teleco të ndalojë çdo komunikim me video, rrjete sociale, email ose ndonjë formë tjetër të shkëmbimit të të dhënave. / Telegrafi /