Telegrafi

Skype Qik, aplikacioni më i ri për shkëmbimin e video-mesazheve

Në një video të dedikuar për shërbimin Skype e ka sqaruar se si funksionon aplikacioni i Skype Qik, ndërsa thuhet se mesazhet mund të dërgohen tek çdo shok i juaji në shërbim, apo tek secili mik në listën tuaj të kontakteve.

Skype Qik është një aplikacion i ri për dërgimin e video mesazheve, i cili përdoruesve të saj ua jep një mënyrë krejtësisht të lehtë për ta kapur momentin, dhe për ti ndarë të qeshurat me miqtë tuaj individualisht, ose në grup, thuhet në njoftimin e Skype.

Skype Qik është në dispozicion për shkarkim në këtë link, dhe vjen pa pagesë për Android, iOS dhe Microsoft Windows Phone. (Telegrafi)