Telegrafi

Skype për Xbox në përgatitje

Në të vërtetë, Microsoft publikoi lajmërimin për vende pune në të cilin kërkohen njerëzit që do të punojnë në zhvillimin e Skypeit për Xbox. Të punësuarit e ri do të punojnë në ekipin e ri Skype Xbox Engineering. Përparësi gjatë punësimit do të jetë përvoja në zhvillimin e aplikacioneve Metro, që supozohet se dëshmon për natyrën e ndërfaqes së aplikacionit, e puna do të kryhet në Londër.

Skype arrin edhe në Windows Phone, e beta versioni i aplikacionit është në dispozicion qysh nga fundi i shkurtit. Në versionet më të ri të SO të Microsoftit pritet integrimi i Skype në vet sistemin operativ.

Rikujtojmë, Microsoft bleu Skype vitin e kaluar për shumën prej tetë miliard e gjysmë dollarë. Integrimi i këtij sistemi VoIP pritet të bëhet në pjesën më të madhe të platformave të kompanisë të orientuara kah shfrytëzuesit shtëpiak. /Telegrafi/