Telegrafi

Skype për WP7 në MWC?

Dukja e aplikacionit, kuptohet, do të pasoj shabllonin e ndërfaqes moderne Metro. Por, për momentin pritet “vetëm” aplikacioni, për ndryshim nga shkalla e gjerë e integrimit me SO gjë në të cilën jemi mësuar ta shohim tek Windows Phone 7.

Nga kompania patën paralajmëruar paraqitjen e Skype për platformën e vet mobile edhe për fundin e vitit të kaluar. Por, sipas burimeve të afërta me Microsoftin, koha e paraqitjes do të jetë panairi Mobile World Congress që pritet të mbahet në fund të muajit shkurt, por data e saktë ende mund të ndryshoj varësisht nga rezultatet e testimit intern.

Microsoft bleu Skype vitin e kaluar për tetë miliard e gjysmë dollarë. Aplikacioni ka kohë që është në dispozicion për pjesën më të madhe të platformave konkurrente. /Telegrafi/