Telegrafi

Skype ofron video thirrjet grupore, pa pagesë

Phillip Snalune, drejtori menaxhues i Skype për marketingun e produkteve konsumatore nuk ka dhënë detaje se kur ky funksion do të ofrohet edhe në sistemet e mëdha operative mobile sikurse Windows Phone, Android, dhe iOS.

Skype është njëri ndër shërbimet më të njohura për video-thirrjet 1 me 1, ndërsa tani kompania e blerë nga Microsoft përfundimisht ka realizuar funksionin e thirrjeve në grup, i cili për një kohë tashmë ofrohet nga shërbimi rival – Google Hangouts. / Telegrafi /