Telegrafi

Skype freskon aplikacionin e saj për Android

Në versionin e ri të këtij aplikacioni tani përfshihet edhe mundësia për video-thirrje të dyanshme, e cila momentalisht funksionon në disa modele të telefonave të mençur Android.

Modelet e reja të telefonave të mençur si Google Nexus S, HTC Desire S, Sony Ericsson Xperia Neo dhe Sony Ericsson Xperia Pro tashmë mbështesin mundësinë për video-thirrje me Skype, ndërsa ky shërbim tani e ofron edhe mundësinë për dërgimin e SMS’ve.

Për më shumë, Skype ka ri-dizajnuar ndërfaqen e saj të përdoruesit e platformës Android. Tani, pritet që Skype ta ofrojë këtë version të përditësuar të aplikacionit të saj edhe për telefona tjerë që mbështeten në sistemin operativ Android. / Telegrafi /