Telegrafi

Skype debuton në iPad

Kështu, Skype e cila së fundmi është përvetësuar nga Microsoft, ka sjell shërbimin e saj në tabletin e Apple, i cili mund të përdorur lidhjet 3G apo WiFi.

Aplikacioni i Skype për iPad ofron më shumë funksione sesa ai që është momentalisht në iPhone, dhe këto risi vijnë në tabletin më të famshëm, pikërisht për shkak të madhësisë së ekranit, e cila nuk është e njëjtë me atë të iPhone.

Tani, Skype në iPad ofron të gjitha shërbimet që ju mund t’i prisni nga një shërbim i tillë, si video komunikimin, mesazhet në kohë reale, thirrjet telefonike, dhe një qasje të shpejtë në listën tuaj të kontakteve. / Telegrafi /