Telegrafi

Skype 3.0 vjen në tabletët Android

 Versioni 3.0 i Skype do të punoj në një numër të konsiderueshëm të pajisjeve Android duke përfshirë Samsung Galaxy Tab 2, Google Nexus 7, Acer Iconia, Asus Transfomer Prime, Motorola Xoom dhe Sony S.

Skype gjithashtu ka shtuar të dhënat e zërit SILK, të cilat janë të dizajnuara për të dhënë audio më të mirë në aplikacionin Skype. Mund të shihni versionin e ri të aplikacionit në aksion këtu.

 
“Sot ne jemi të gëzuar të lajmërojmë ardhjen e versionit 3.0 të Skype në Android. Ashtu siç edhe e dijnë entuziastët e softuerit tonë, ne jemi të përkushtuar të krijojmë eksperiencën e Skype në mënyrën më të mirë të mundshme, kudo që jeni apo çfarëdo pajisje të përdorni.”
 
”Me rritjen e numrit të përdoruesve që përdorin Skype në tablet të ndryshëm, versioni më i ri i softuerit i është përshtatur ekranit më të madh të tabletit tuaj. Kështu, ju mund të flisni në Skype në një ekran më të madh, kudo që të shkoni.”
 
Më shumë informata rreth versionit 3.0 të Skype për Android, mund të gjeni në blogun e Skype. /Telegrafi/