Telegrafi

Skype 2.1 edhe për 17 telefona tjerë Android

Por edhe në qoftë se telefoni juaj Android nuk është në listën e telefonave të cilët mund t’i përdorin video-thirrjet e Skype, ju përsëri do të mund ta përdorni atë, nëse versioni i Android në telefonin tuaj është Android 2.2 (Froyo) ose më i ri.

Mirëpo, nëse ju nuk mund t’i shihni parametrat për video thirrje në pajisjen tuaj mobile, atëherë për fat të keq për momentin telefoni i juaj i mençur Android nuk është kompatibil për aplikacionin e ri të Skype.

Ju mund të shkarkoni versionin e ri të Skype 2,1 për Android, nga dyqani virtual i Google –  Android Market, apo edhe duke vizituar Skype.com/m. / Telegrafi /