Telegrafi

SkyDrive i Microsoft bëhet me 250 milionë përdorues

Microsoft SkyDrive, i cili më herët njihej me emrin Windows Live SkyDrive dhe Windows Live Folders, ofron mundësinë e ruajtjes së të dhënave, si dhe u mundëson përdoruesve të ngarkojnë dokumenta dhe të sinkronizojnë fajlla të ndryshëm, për tu qasur më pas nga shfletuesi i internetit në laptop ose kompjuter personal, apo edhe nga pajisjet mobile.

“Brenda pak muajve, SkyDrive është bërë destinacioni kryesor për ruajtjen e të dhënave në paketën e re të Office, ndërsa së fundmi kemi bërë edhe azhurnime të rëndësishme të cilat mundësojnë ngarkimin e të dhënave në mënyrë më të lehtë” kanë thënë zyrtarët e Microsoft. / Telegrafi /