Chelsea thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me kompaninë e bioinxhinierisë sportive, Infinite Athlete për t’u bërë sponsori i fanellave të skuadrës.
Marrëveshja nuk është shpallur ende zyrtarisht, por fanellat me logon e kompanisë amerikane tashmë janë printuar — dhe tashmë janë duke u veshur nga lojtarët e Bluve.
Të paktën, Noni Madueke shihet duke e veshur atë përpara njoftimit zyrtar në një video të re të Sky Sports.
Momenti është kapur për më pak se një sekondë ndërsa kamera lëviz nga Noni te Raheem Sterling, i cili, si lojtarët e tjerë në video, vesh një fanellë pa sponsor.
Pra, ndoshta është një zbulim i rastësishëm nga Sky Sports, por që tashmë është zbuluar sponsori i ri i fanellave të Chelseat.
Është raportuar më parë se Chelsea do të fitojë afro 50 milionë euro në sezon nga Infinite Athlete/Telegrafi/