Telegrafi

Sky Germany: Jadon Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmundi

Jadon Sancho raportohet se i ka bërë të ditur Borussia Dortmundit se dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni.

Anësori anglez ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha, duke bërë që ai të kërkojë largimin nga skuadra gjermane në këtë verë.

Sky Sport Germany raporton se lojtari ka njoftuar Dortmundin se dëshiron të largohet nga klubi në verën e këtij viti.

Manchester Unitedi po e udhëheq garën për 20-vjeçarin, por që rivalizohen edhe nga Chelsea e Manchester City.

Lexo po ashtu Unitedi beson se do ta fitojë garën ndaj Chelseat për Sanchon

Dortmundi e di se nuk mund të ndalë lojtarin që të largohet, gjersa kërkon 120 milionë euro për kartonin e tij.

Në këtë verë do të jetë një garë e ashpër mes skuadrave angleze për t’i siguruar shërbimet e anësorit që po shkëlqen deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/