Telegrafi

“Sky Diving Albania”, parashutistë italianë mblidhen në Gjirokastër

Rikthehet në Gjirokastër edicioni i katërt i “Sky Diving Albania”.

Më shumë se 50 pilotë kryesisht italianë ndodhen në Gjirokastër për t’u hedhur nga lartësia mbi 4200 metra. Sipas organizatores Egestina Levani këtë edicion ka patur një dyfishim të numrit të pjesëmarrësve.

Për ata që e kanë për herë të parë është eksperiencë emocionuese ndërsa veteranët e këtij sporti janë të mendimit se do ishte mirë që të kishte një përhapje më të gjerë.

“Ne po bëjmë sot ushtrime në ajër, të cilat ngjajnë me ato që bëjnë vërtetë ushtarakët. Janë ushtrime që organizohen nga shoqata e parashutistëve kombëtarë italian që përbëhet nga ish ushtarakë të cilët vazhdojnë mësojnë edhe të rinj në këtë sport”, tha parashutisti italian.

Me aktivitete të tilla synohet të promovohet më shumë Gjirokastra./tch/