Site icon Telegrafi

Sky dhe EnchroChat, Manjani: Si nisej mesazhi i koduar që askush s’mund ta lexonte

Juristi Ylli Manjani ka shpjeguar se si nisen mesazhet aq të sigurta nëpërmjet Sky Ecc dhe EnchroChat.

Ai tha se bëhet fjalë për programe të koduara që fizikisht janë si WhatsApp, Viber, Telegram apo Signal, programe të tjera komunikimi me mesazhe të enkriptuara.

Por ndryshe nga aplikacionet e tjera, Sky ofron dhe telefona që ndihmojnë sigurinë e përdoruesit. Mesazhet janë të koduara dhe mund ta lexojë vetëm marrësi. Pra, siç sqaroi Manjani nuk bëhet fjalë për abonentë, por për kode.

“Kodi im dhe kodi jot njihen në platformën e shërbimit me njëri-tjetrin,” – tha ai në Euronews Albania.

Ndërkohë, në Sky mesazhet që dërgohen fshihen për 90 sekonda dhe as kompania që i ka shitur telefonat nuk i ruan dot mesazhet .

Sidoqoftë, Manjani bëri të qartë se me ligj përdoruesit e Sky nuk kanë pse dënohen pa pasur prova të forta, pasi i tillë aplikacion nuk është i dënueshëm apo i ndaluar me ligj.

Exit mobile version