Site icon Telegrafi

Skuteri i James Bondit

“Është argëtuese, ndërsa sa herë e lëshoj flakën më duket vetja si James Bondi. Flaka fluturon deri në 4 ose 5 metra. Po të dua mund ta djegë ndonjë automobil,” thotë ky mjeshtër i instalimit të ujit.

Problemi i vetëm është kur ka erë të fortë. Bëhet shumë nxehtë. Së pari ai ia instaloi një shpërndarës zjarri në motorin e BMW-së, por më pas kjo ide i pëlqeu aq shumë sa që vendosi ta provojë edhe në skuter.

“Nuk ishte e lehtë. Në versionin e parë flaka dilte derisa vozisja. Vetëm në versionin e tretë arrita ta rregulloj sipas qejfit tim”, tha ai.

Për fatin e tij të keq, ai nuk mund ta përdorë “aparatin e tij alla James Bond”. Policia i tha se e pret dënimi nëse e gjuan dikë me flakë. /Telegrafi/

Exit mobile version