Autoliv Inc., furnizuesi kryesor global i sistemeve të sigurisë së automjeteve, njoftoi se ka testuar me sukses një airbag për skuterët elektrikë.
Gjetjet paraprake tregojnë se ky airbag mund të zvogëlojë ndjeshëm dëmtimet e kokës dhe gjoksit tek shoferët e skuterëve elektrikë.
Prandaj, kjo arritje përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e sigurisë në fushën e mikromobilitetit.
“Në rast përplasjeje mes një skuteri elektrik dhe një automjeti, airbag-i do të reduktojë forcën e përplasjes në kokë dhe pjesë të tjera të trupit”, thotë Cecilia Sunnevång, nënkryetare e kërkimit të Autoliv.
Ambicia është të vazhdojmë punën me airbags në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. /Telegrafi/