Site icon Telegrafi

Skulpturë e re e Nënës Tereza në galerinë e shtëpisë së saj përkujtimore (Foto)

Me shënimin e vizitës historike të Papës Françesko, në ndër të Peshkopisë së Shkupit pranë Kishës Katolike, profesori Zharko Bashevski pasuroi galerinë e shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë.

“Reagimet që i patëm nga vet vizitorët janë fjalë të mira të një rëndësie të madhe, si dhe admirim ndaj detajeve të skulpturës.Kjo vepër arti është e një rëndësie të madhe për ne dhe rritën atraktivitetin e ofertës së Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë për vizitorët e ardhshëm të huaj dhe të brendshëm”, thotë Arjian Asllanaj, drejtori i Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zharko Bashevski është skulptor nga Maqedonia e Veriut, profesor në Fakultetin e arteve pranë Universitetit Shën Krili./Telegrafi/

 

Exit mobile version