Skulpturat me pamje të ‘diskutueshme’ – u kritikua mënyra e të punuarit
Kemajl Berisha
Në Kosovën e pasluftës u ngrenë shtatore dhe buste të shumta të personaliteteve të ndryshme.
Shpeshherë, ato nxitën diskutime se a i ngjajnë apo jo personit për nder të të cilit ishin ngritur.
Numri i saktë i skulpturave nuk dihet, por ato janë me mijëra. Për shumë nuk janë të qarta as kriteret e vendosjes së tyre e disa janë larguar pas kritikave.
Kjo shtatore dhe vendndodhja e saj kanë nxitur diskutime të shumta.
Për bustin pati mendime të ndryshme.
Albright, e vizitoi atë në vitin 2019, në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
I punuar nga një studente e fakultetit të arteve, skulptura e Rexhepit ngjalli debate të shumta si në rrjete sociale ashtu edhe tek profesionistët e fushës.
Për skulpturën pati koment edhe personi që shkrepi fotografinë, fotografi Hazir Reka, i cili kishte thënë se skulptura “nuk ishte realizuar në mënyrën më të mirë”./REL