Site icon Telegrafi

Skulptura që ua përkujton fëmijërinë

Frazën “I need a hand” (Më duhet një dorë, ose kuptimi, më duhet ndihmë) artisti Italian Lorenzo Quin e kuptoi shumë drejtpërdrejtë.

Në parkun Lane artisti vendosi një skulpturë katër metra të gjatë të quajtur “Vroom Vroom”. Skulptura paraqet një model të makinës Fiat 500 me të cilin luan një fëmijë, kështu që është paraqitur një dorë gjigante fëmijë duke e shtyrë makinën.

“Vroom Vroom paraqet pjesën time të pavarësisë, lirisë dhe rritjes. Fiat 500 është automobili i parë të cilin e kam blerë nga babai im, respektivisht me punën time. Kam punuar shumë, por jam ndjerë i lumtur kur e bleva makinën. Fitova diçka që vërtetë e doja me punën time”, tha Quinn, duke shtuar se ajo ka qenë dita kur ai është rritur dhe më nuk ka qenë i varur prej prindërve. /Telegrafi/

Exit mobile version