Udhëtarët përgjatë një autostrade në Ontario hasën me një pamje të pazakontë këtë javë, pasi një banor ndërtoi nga bora një skulpturë ariu polar 3 metra.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Tina Lanteigne nga Kingston tha në një postim në Facebook se burri i saj, Rob, i shpenzoi tre ditë duke ndërtuar “ariun e dashurisë”, në oborrin e tyre.
Ajo tha se ariu ishte një “befasi e hershme për Shën Valentin”.
Lanteigne tha se Rob e ndërtoi skulpturën – një ari polar me një zemër në gjoks – përballë autostradës 38 në mënyrë që të mund të shijohej nga komuniteti. Rob instaloi drita që ariu të mund të shihej edhe natën. /Telegrafi/