Një skulpturë gjigante është ndërtuar nga mbetjet e eksplozivit që goditi verën e kaluar portin e qytetit të Bejrutit, e cila u ekspozua pikërisht në këtë port – duke fituar përkrahje të madhe të disave, por edhe nervozë të një grupi tjetër i libanezëve që besojnë se drejtësia duhet të vie.
Skulptura e quajtur “Gesture”, është vepër e arkitektit libanez Nadim Karam, banorë i Bejrutit dhe artist që pretendon se me këtë ka dashur të nderojë familjet e viktimave të shpërthimit të fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Ajo është mbi 25 metra e lartë dhe është financuar nga një sërë kompanish private të këtij vendi.
https://twitter.com/joeyayoub/status/1422482292044439552?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1422482292044439552%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3741381%2Feksplozija-liban-skulptura
“Keni skulpturën gjigante nga hiri, pjesët e ndërtesave dhe të njerëzve që ende nuk janë shëruar”, ka thënë Karam, duke shtuar se shpreson që familjet e atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre – do të shikojnë anën pozitive.
Nga ky shpërthim patën humbur jetën mbi 200 persona dhe mijëra tjerë ishin lënduar, kurse një pjesë e madhe e qytetit ishte shkatërruar.
E tani, një vit më vonë, asnjë prej zyrtarëve të lartë shtetëror nuk është përgjigjur pasi hetimet nuk kanë çuar askund deri më tani. /Telegrafi/