Site icon Telegrafi

Skulptori i margarinës

Athukorale për artin e tij të jashtëzakonshëm javën e kaluar fitoi medaljen e artë dhe të argjendtë në panairin e kuzhinës në Londër.

Për ta punuar “Rolls-Royce-in kam punuar 90 orë. Derisa punoj nuk guxoj as të marr frymë sepse pastaj fillojnë të më dridhen duart”, tha Athukorale duke shtuar se shpesh detyrohet t’i lajë duart me ujë të ftohtë pasi kur i nxehen gishtat kjo ndikon në skulpturën e cila fillon menjëherë të shkrihet. Por kur të përfundojë skulptura ajo mund të ruhet për disa vjet.

Athukorale me prejardhje është nga Shri Lanka, por ka punuar si kuzhinier në hotelet elitare në Greqi, Irak, Qipro Bahrejn dhe Britaninë e Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version