Telegrafi

Skuadriljet e aeroplanëve luftarakë amerikanë mbeten në Lindjen e Mesme – thotë Pentagoni

Aeroplanët luftarakë dhe anijet e marinës amerikane morën pjesë në përpjekjet për të neutralizuar raketat dhe dronët iranianë të shtunën, thotë Pentagoni.

USS Carney dhe USS Arleigh Burke, të dy shkatërrues, rrëzuan raketa nga Deti Mesdhe, tha zëdhënësi gjeneralmajor Pat Ryder, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Skuadrilje të tjera luftarake u zhvendosën në rajon para fundjavës dhe ata mbeten atje, tha ai.

Megjithatë, ai nuk deshi të identifikonte vendet ku ishin vendosur ato.

Lexo po ashtu SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

I pyetur në lidhje me zotimin e Izraelit për t’u përgjigjur, gjeneralmajor Ryder tha se i takon Izraelit të vendoste.

“Ne nuk duam të shohim përshkallëzim, por padyshim që do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur forcat tona në rajon”.

I vënë nën presion nëse një përgjigje e tillë do të ishte kundërproduktive për stabilitetin në rajon, ai tha se SHBA “do të qëndrojë në konsultim të ngushtë me partnerët tanë izraelitë, siç kemi bërë gjatë gjithë fundjavës. Përsëri, ne nuk kërkojmë konflikt më të gjerë rajonal”. /Telegrafi/