Sulmuesi i Borussia Monchengadbach, Marcus Thuram po favorizon një lëvizje te Manchester United.
BILD thotë se United po udhëheq garën për të nënshkruar me lojtarin, mes interesimit nga rivalët e Ligws Premier si, Aston Villa dhe Newcastle.
Francezi Thuram është ‘gati për t’u bashkuar’ me Djajtë e Kuq në afatin kalimtar të janarit në një marrëveshje me çmim të ulët.
Kontrata e 25-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe Monchengladbach po peshon nëse do të përfitojë nga shërbimet e sulmuesit të tyre në vend që ta humbasë atë në një transferim të lirë.
Aston Villa dhe Newcastle janë gjithashtu të interesuar për ish-yllin e Guingamp edhe pse po anashkalohen nga lojtari.
Atyre u është thënë që ‘të ruajnë paratë e tyre’, pasi lojtari e do kalimin në “Old Trafford”. /Telegrafi/