Katër skuadrat që do të jenë e garave të plejofit në basketboll, janë të ndara kur bëhet fjalë për referimin, shkruan sot Koha Ditore.
Kësisoj, Peja e Trepça që edhe do të formojnë çiftin e parë gjysmëfinal janë që ndeshjet të referohen nga arbitrat vendas, kurse Sigal Prishtina e Bashkimi që do të formojnë çiftin tjetër gjysmëfinal, duan arbitra të huaj.
Këto skuadra kërkojnë që në ndeshjet përfundimtare të jenë nga dy arbitra të huaj dhe një vendor.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), të premten ka konfirmuar kërkesat e skuadrave, por zyrtarë të saj kanë shtuar se ende asgjë nuk është vendosur në lidhje me këtë çështje. /Telegrafi/