Java e 26-të në elitën e futbollit kosovar do të filloj me derbin prishtinas mes Hajvalisë dhe Prishtinës.
Dy skuadra me synime krejtësisht të ndryshme do të përballen me njëra tjetrën.
Prishtina ende është në garë për titullin e kampionit, derisa vendasit e Hajvalisë tanimë duken të dorëzuar sa i përket mbijetesës.
Skuadra bardh e kaltër llogaritet si favorite e madhe në këtë ndeshje dhe kërkon fitoren e katërt radhazi në drejtimin e Arsim Thaqit.
Një fitore eventuale e Prishtinës, do t’i afronte ata në pesë pikë nga lideri Trepça ’89 që ka një udhëtim të vështirë Gjilan.
Ndeshja mes Hajvalisë dhe Prishtinës do të zhvillohet në Kizhnicë me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/