Site icon Telegrafi

Skuadrat nga Kosova kërkojnë sukses në mesjavë në BIBL

Bashkimi të martën është mysafir i Mornarit në Bari të Malit të Zi me fillim nga ora 18:30, kurse Prishtina është nikoqire e ekipit nga Sofja e Bullgarisë, Levski. Kjo ndeshje do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet duke filluar nga ora 19:30, njofton FBK.

Ndërkaq. të mërkurën, Peja në “Karagaçi” e pret Kozuvin nga Gjevgjelia e Maqedonisë, takim ky që do të zhvillohet nga ora 19:30.

Duhet theksuar se në ndeshjet e para të fazës së dytë të BIBL, fitore ka regjistruar Sigal Prishtina ndaj Kozuvit si mysafir, derisa Bashkimi është mposhtur në shtëpi nga Teodo, kurse Peja ka pësuar nga Levski.

Orari i ndeshjeve:

E martë (09.02.2016):
Mornar – Bashkimi 18:30
Sigal Prishtina – Levski 2014 19:30

E mërkurë (10.02.2016):
Peja – Kozuv 19:30

/Telegrafi/  

Exit mobile version