Site icon Telegrafi

Skuadrat nga Kina rikthejnë interesimin për Balen

Gareth Bale thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Real Madridi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ylli uellsian nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen e së mërkurës që Los Blancos e zhvillojnë ndaj Leganes shkaku i një udhëtim personal në Londër.

Sipas asaj që raporton MARCA, 31-vjeçari është i gatshëm që të largohet nga madrilenët, e që ka kthyer interesimin e klubeve nga Kina.

Lexo po ashtu Gareth Bale ka shkuar në Londër për arsye personale

Shanghai Shenhua është në mesin e klubeve më të interesuar kineze, por interesimi për të nuk mungon as nga Amerika.

Agjenti i Bale, Jonathan Barnett nuk ka dashur të zbulojë se përse klienti i tij ka shkuar në Londër, por i ka kërkuar Realit që mos t’i bëjë publike testet e tij mjekësore. /Telegrafi/

Exit mobile version