Site icon Telegrafi

Skuadrat e Vdekjes së ISIS-it patrullojnë rrugëve: Vrasje për të gjithë ata që ikin ose dorëzohen

Në rrugët e qytetit irakian të Falluxhës, të vendosur 60 kilometra larg Bagdadit, u shfaqën njësitë vrastare të ISIS-it, të cilët kanë urdhëruar të vriten të gjithë ata që përpiqen për tu larguar nga qyteti ose ata të cilët i dorëzohen ushtrisë irakiane.

Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, ushtarët kundër terroristë irakianë janë gati për të rimarrë qytetin e Falluxhës, i cili përmban rreth 50 mijë civilë të cilët janë mbajtur peng nën kontrollin barbar të kultit të xhihadistëve.

Por pasi batica po kthehet kundër tyre, xhihadistët, të dëshpëruar kanë vendosur skuadrat e ekzekutimit në rrugë, me urdhra për të vrarë të gjithë ata që përpiqen të ikin ose të dorëzohen.

Zyrtarët ushtarakë irakianë kanë paralajmëruar banorët që të përgatiten të largohen nga qyteti, 30 milje nga Bagdadi, para se luftimet të fillojnë – duke u thënë familjeve që nuk mund të largohen që të ngrenë flamujt e bardhë për të shënuar vendndodhjen e tyre.

E Ahmed al-Dulaimi, një aktivist politik me kontakte në qytet, ka thënë: “Grupet e luftëtarëve ISIS janë duke thënë se ata do të vrasin çdokënd në Falluxha që lë shtëpinë e tyre apo valëvit një flamur të bardhë”. /Telegrafi/

Exit mobile version