Telegrafi

Skuadrat e mëdha pas yllit të Freiburgut

Skuadra e njohur gjermane, Freiburg njihet për rritjen e lojtarëve duke i marrë nga klube të vogla dhe duke ia shumëfishuar çmimet.

Rast i njëjtë është edhe me mbrojtësin turk, Caglar Soyuncu i cili po shkëlqen në Bundesliga.

Vetëm gjashtë muaj më parë, Freiburg e ka transferuar turkun nga skuadra e ligës së dytë Altinordu për 2,5 milionë euro.

Ndërkohë ai ka luajtur 16 ndeshje në Bundesliga duke rritur vlerën e tij në 10 milionë euro.

Mediat gjermane kanë raportuar se skuadrat e mëdha evropiane i janë vënë pas talentit turk.

Caglar Soyuncu gjatë një ndeshje në Bundesliga

20-vjeçari është duke u ndjekur nga dy gjigantët anglez Manchester United dhe Manchester City.

Në elitën futbollit italian, Roma është tejet e interesuar për djaloshin sa që ka dërguar skaut për ta parë nga afër.

Edhe Sevilla e Villareal e duan në Spanjë, ashtu si Monaco e Lille në Francë.

Mbetet të shihet nëse do të arrijë Freiburg ta mbajë xhevahirin e tyre pas interesimin të gjigantëve evropian. /Telegrafi/