Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më premtues në Serie A.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me fanellën e Hellas Veronës.
Kumbulla ka qenë titullar i padiskutueshëm te Verona ku ka arritur të shënoj edhe një gol në fitoren 1-0 ndaj Sampdorias.
E falë paraqitjeve të mira, interesim për të kanë shfaqur dy skuadrat e mëdha italiane Napoli dhe Fiorentina.
Verona është duke u bërë gati të fitojë shumë nga shitja e shqiptarit dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.
Klubi i rikthyer këtë edicion në Serie A kërkon të fitojë rreth 10 milionë euro nga shitja e shqiptarit. /Telegrafi/