Site icon Telegrafi

Skuadrat e forta përballë njëra-tjetrës

Ferizaj e Llamkosi do të ballafaqohen sot në Ferizaj nga ora 16:00 në kuadër të javës së 6-të. Derisa, Ferizaj do të tentojë që para shikuesve të vet të ia shkaktojë humbjen e parë vushtrriasve, të cilët në këtë fillim po dëshmojnë cilësi të larta, Llamkosi me fitore eventuale përfundimisht do të dëshmonte se rezultatet e saja këtë edicion nuk janë të rastësishme.

“Një ndeshje shumë e fortë për ne. Ferizaj është ekip që përbëhet me lojtarë shumë cilësor e mbi të gjitha me një trajner të mirë. Mirëpo, kjo neve nuk na pengon të kërkojmë objektivat tonë. Tashmë, Llamkosi i ka synimet e veta dhe në çdo ndeshje shkojmë për rezultat pozitiv. Kur them rezultat pozitiv në këtë ndeshje nuk do të ishte keq edhe një barazim.

Kemi punuar mirë gjatë javës, e njohim mirë kundërshtarin dhe besojë se do t’i dalim”, tha mesfushori korpulent, Faruk Statovci i cili Ferizajn nuk e llogarit si kundërshtarin më të fortë që janë ballafaquar deri më tash.

“Asnjë skuadër nuk është e lehtë për tu mposhtur, por nuk them se Ferizaj është ekipi më i fortë që kemi luajtur. Të ju rikujtojmë se ne kemi mposhtur Besën, pastaj kemi përballur edhe Trepçpën’89 e Trepçën që të gjitha në fushat e tyre. Kështu që nuk them se këtë herë do ta kemi kundërshtarin më të fortë, edhe ky është i ngjashëm si të tjerët”, tha Statovci.

Në anën tjetër sulmuesi më në formë i Ferizaj, Shkumbin Salihu e ka parasysh se i pret një ndeshje e fortë ndaj liderit të Superligës, por sipas tij, fusha si vendas dhe mbështetja e publikut është ajo që i shtynë ata të mendojnë vetëm për fitore. Sipas tij çdo rezultat tjetër është dështim.

Ferizaj – Llamkos Kosova është ndeshja e vetme që zhvillohet sot . Të dyja gaborret e tifozëve, kanë paralajmëruar spektakël. Derisa “Ujqit”, si vendas, “Forca” nga Vushtrria do të udhëtojë drejtë Ferizajt me një numër të madh të tifozëve. Takimet tjera zhvillohen ditën e shtunë dhe të diel. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version