Joao Felix iu bashkua verën e kaluar Atletico Madridit për një shumë prej 120 milionë euro.
Los Colchoneros thyen rekordin e klubit duke e bërë portugezin e talentuar si blerjen më të shtrenjtë në histori të tyre.
Por sezoni i tij i parë në Vanda Metropolitano nuk ishte i duhur pasi kishte ulje e ngritje të formës.
Gjithsesi trajneri Diego Simeone i beson shumë lojtarit dhe nuk dëshiron të mendojë për largimin e tij.
Por lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se dy skuadrat e qytetit të Manchesterit, City e United po e monitorojnë situatën e tij.
Të dy ekipet kanë biseduar me agjentin e lojtarit Jorge Mendes për mundësinë e transferimit të Felix në Ligën Premier.
Përkundër interesimit të tyre, problemi qëndron tek klauzola jashtëzakonisht e lartë e portugezit.
20-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Atleticon deri në vitin 2025 dhe një klauzolë prej 300 milionë euro.
Për momentin dy skuadrat e Manchesterit e kanë të pamundur ta transferojnë Joao Felixin, por mbetet të shihet nëse vitin e ardhshëm do të bëjnë përsëri përpjekje për një gjë të tillë. /Telegrafi/