Site icon Telegrafi

Skuadra zvicerane i ofron pagë të lartë Behramit për tu rikthyer në ‘shtëpi’

Valon Behrami mund të largohet nga Liga Premier e Anglisë.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, po paraqitet me mjaftë sukses me skuadrën e Watfordit.

Por ai mund t’i japë fund aventurës së tij angleze një vit para skadimit të kontratës.

Është skuadra e njohur zvicerane, Sion që po këmbëngul për transferimin e Behramit në Zvicër.

Mediat zvicerane kanë raportuar se Sion është e gatshme t’i ofrojë Behramit një kontratë tri vjeçare

Gjithnjë sipas këtyre medieve, Sion që njihet si skuadër e pasur është e gatshme t’i ofrojë Behramit një pagë prej dy milionë frangave në vit.

Mbetet të shihet nëse Behrami do të preferojë rikthimin në ‘shtëpi’ apo do të mbetet edhe më tej pjesë e kampionatit anglez.

Behrami në Zvicër ka luajtur për Chiason dhe Luganon, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Lazios, Hellas Veronës, Genoas, Napolit, Fiorentinës, West Hamit dhe Hamburgut. /Telegrafi/

Exit mobile version