Përzgjedhja e lojtarëve të rinj nga Kosova (U-18 e U-22) e ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e parë testuese në Rogashka Slatina në Slloveni.
Të rinjtë tanë janë takuar me skuadrën U-21 të Libisë, që po përgatitet për pjesëmarrje në Kampionat Botëror. Rezultati në fund ishte i barabartë, 24-24.
Ka pasur elemente të mira në lojën e djemve tanë, por edhe shumë gjëra që duhet të përmirësohen. Nesër është ndeshja testuese me Kuvajtin U-21.
Trajnerët Fatmir Muhaxheri, Egzon Gjuka e Vlerson Zherka po e shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi për të ngritur nivelin e lojtarëve të rinj.
Po ashtu, ky grumbullim po shfrytëzohet për të testuar disa lojtarë.