Telegrafi

Real Betis i ofron 4.5 milionë Rizesporit për Vedat Muriqin

Edhe një këngë e re i është bashkuar numrit të madh të tyre që kanë ardhur para adhuruesve të muzikës.

Vedat Muriqi mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në ligën elitare të shtetit turk.

Sulmuesi i Kosovës është në radarin e Fenerbahçes, por edhe të skuadrës elitare franceze, Toulouset.

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/Çaykur Rizespor)

Megjithatë, gjatë ditës së sotme mediat turke raportojnë se klubi i Rizesporit ka marrë një ofertë të majme për 25-vjeçarin.

Real Betis thuhet se t’i ketë bërë ofertë skuadrës turke që kap vlerën e 4.5 milionë euro, e cila gjë mund të bëjë që lojtari të luhatet nga dëshira për të luajtur me Fenerin.

Lexo po ashtu Fansat nisin një fushatë për Vedat Muriqin: Eja në Fanerbahçe

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka shënuar 16 gola dhe ka pasur shtatë asistime në të gjitha garat gjatë këtij sezoni në Turqi. /Telegrafi/