Edhe një këngë e re i është bashkuar numrit të madh të tyre që kanë ardhur para adhuruesve të muzikës.
Vedat Muriqi mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në ligën elitare të shtetit turk.
Sulmuesi i Kosovës është në radarin e Fenerbahçes, por edhe të skuadrës elitare franceze, Toulouset.
Megjithatë, gjatë ditës së sotme mediat turke raportojnë se klubi i Rizesporit ka marrë një ofertë të majme për 25-vjeçarin.
Real Betis thuhet se t’i ketë bërë ofertë skuadrës turke që kap vlerën e 4.5 milionë euro, e cila gjë mund të bëjë që lojtari të luhatet nga dëshira për të luajtur me Fenerin.
Ndryshe, futbollisti deri më tani ka shënuar 16 gola dhe ka pasur shtatë asistime në të gjitha garat gjatë këtij sezoni në Turqi. /Telegrafi/