Telegrafi

Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Me fitoren 3-2 në shtëpi dhe 1-0 në udhëtim kundër Galatasaray, klubi zviceran Young Boys fitoi një vend në edicionin e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Suksesi i madh në skenën evropiane u la në hije nga një sërë rezultatesh të këqija në kampionatin vendas.

Edhe pse do të garojnë me elitën e futbollit, duke luajtur kështu kundër Barcelonës, Interit, Atalantës, si dhe Aston Villas, Shakhtarit, Shtutgartit, Celticut dhe Crvena Zvezda, Young Boys nuk do ta presin në formë të shkëlqyer ndeshjen e parë kundër Aston Villas.

Para sfidës me klubin anglez, ata kanë një tjetër ndeshje të ligës në shtëpi.

Kjo do të jetë një mundësi shtesë për ta që të përmirësojnë sadopak përshtypjen e zbehtë nga fillimi i sezonit në të cilin janë në fund të tabelës pas gjashtë xhirove të luajtura, pa fitore dhe me vetëm tri pikë të fituara.

Padyshim se skuadra zvicerane është në një grup të vështirë, do të shpresojnë të shkaktojnë befasi si në fazën kualifikuese. /Telegrafi/