Site icon Telegrafi

Skuadra gjermane ka gati ofertën për Ajetin

buArlind Ajeti nuk pritet të vazhdoj karrierën e tij në Serie A.

Pasi nuk arriti të zë një vend në formacionin bazë të Torinos, mbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Serie A.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Bundesliga, pasi është skuadra e Freiburgut që po insiston për transferimin e tij.

Ditë më parë u dukën fillimisht vetëm thashetheme, por tani duket se Freiburg e ka seriozisht transferimin e Ajetit.

Mediat italiane kanë raportuar se skuadra kuq e zi ka gati dy milionë euro për transferimin e Ajetit.

Në rast transferimi në Freiburg, Ajeti do të ketë bashkëlojtar mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi.

23-vjeçari këtë edicion në Serie A ka luajtur vetëm katër ndeshje duke shënuar edhe një gol me fanellën e Torinos. /Telegrafi/

Exit mobile version