Nuk ka luajtur shumë këtë edicion për shkak se tifozët e kanë kontestuar.
Arsyeja që tifozët nuk e donin ishte se luajti tek rivali i urryer i Rennes, Nantes.
Por Lenjanit sapo iu dha rasti të luaj 90 minuta i tregoi klubit dhe gjithë tifozëve se sa vlen.
Futbollisti shqiptar ka qenë titullar mbrëmë ndaj Monacos në kuadër të Kupës së Francës që skuadra e tij humbi 7-0.
Por tifozët e revoltuar me humbjen, kanë shkruar komente të ndryshme në faqen zyrtare të klubit.
Ata i fyenin të gjithë lojtarët në përjashtim të shqiptarit i cili është lavdëruar jashtëzakonisht shumë.
Paraqitja e Lenjanit ka qenë e mirë, pasi në Francë kanë shkruar se ishte i vetmi që mundohej nga Rennes.
Gjithashtu gazeta prestigjioze franceze L’Equipe e ka vlerësuar me notën (4), që ishte më e madhja tek skuadra e tij.
Lenjani ishte pranë largimit nga Rennes, por pas kësaj paraqitje të mirë duket se do të vazhdoi të mbetet ende pjesë e klubit kuq e zi. /Telegrafi/