Roma e ka caktuar skuadrën me të cilën do të luajë në ndeshjet e mbetura të Ligës së Evropës, varësisht suksesit që do të arrijë.
Në këtë listë nuk bëjnë pjesë Chris Smalling dhe Javier Pastore, ndërsa Giallorossët rikthehen në të këtë garë të enjten kundër Sevillas, në kuadër të 1/8 së finales.
Bruno Peres, Roger Ibanez dhe Nicolo Zaniolo i kanë zënë vendet e Smalling, Mert Cetin dhe Pastore, në listën e lojtarëve të regjistruar për Ligën e Evropës.
Në këtë mënyrë, Roma ka lënë të kuptohet se nuk ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin lidhur me qendërmbrojtësin e huazuar, Chris Smalling, derisa jashtë ka mbetur edhe Davide Zappacosta për shkak të lëndimit.
Skuadra e plotë e Romës për Ligën e Evropës:
Pau Lopez, Mirante, Peres, Fazio, Ibanez, Mancini, Santon, Spinazzola, Kolarov; Cristante, Diawara, Kluivert, Mkhitaryan, Pellegrini, Perez, Perotti, Under, Veretout, Villar, Zaniolo, Dzeko, Kalinic.
/Telegrafi/