Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-0, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët e dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke shënuar nga dy herë në secilën pjesë.
Kingsley Coman shënoi dy herë, ndërsa nga një herë shëuan Corentin Tolisso e Leon Goretzka, për ta mbyllur takimin me rezultat 4-0.
https://www.youtube.com/watch?v=XabdBKP0uUw&ab_channel=FEELMYSTYLE
Ajo që bie në sy sonte ishte prania e sulmuesit Luis Suarez i cili debutoi në Ligën e Kampionëve me fanellën e Atleticos.
Ndeshja e fundit që kishte zhvilluar me Barcelonën, ka qenë pikërisht ndaj Bayern Munich, që ishte mbyllur me rezultat 8-2 në të mirë të bavarezëve.
https://www.youtube.com/watch?v=XXxkLK-WZaM&ab_channel=TheChampions
Në atë ndeshje Luis Suarez shënoi golin e fundit të epokës së tij me Barcelonën.
Bayern Munich duket se i është kthyer në makth Suarezit, pasi në vetëm dy ndeshje skuadrave të tij ia kanë shënuar 12 gola. /Telegrafi/