Samir Ujkani mund të mbetet sërish pjesë e kategorisë së dytë italiane Serie B.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, i cili në sezonin e shkuar luajti në kategorinë e dytë italiane me skuadrën e Pisës, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Empolit që janë duke kërkuar për një portier titullar.
Këta të fundit janë duke punuar për ndërtimin e skuadrës që do të tentojë të ri ngjitet në Serinë A pas rrëzimit në sezonin që lamë pas.
Kartoni i Ujkanit zotërohet nga Genoa, e cila nuk e ka në plane portierin, ndaj te Empoli besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje për më pas se një milion euro.
Në rast se ky transferim realizohet, atëherë numri i futbollistëve shqiptarë në këtë skuadër do të shkonte në tre.
Mbrojtësit Frederik Veseli dhe Kastriot Dermaku janë dy futbollistët e tjerë kuqezinj që janë pjesë e Empolit. /Telegrafi/