Talenti i Celticut, Karamoko Dembele, raportohet se është kërkuar nga Manchester City që t’i bashkohet akademisë së klubit anglez.
13-vjeçari i cili debutoi për moshat Celtic U20 u bë sensacion në internet.
Sipas The Sun kjo ka mjaftuar që City të fillon ta ndjek atë, duke kërkuar që të blejë atë.
“Ai është shumë i talentuar. Klubi është gjithmonë në kërkim të talenteve përreth Evropës dhe Dembele është një nga ata që po ndjekim”, ka thënë një vëzhgues i klubit anglez gazetës së lartpërmendur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VnAaSqUp3Kw