Telegrafi

Skuadra e njohur angleze Coventry City largohet nga Liga, por protesta e tifozëve mori vëmendje më të madhe (Foto)

Coventry City është larguar nga League One pas barazimit me Charlton Athletic (1-1)

Skuadra e njohur që kishte luajtur për shumë vite në elitën e futbollit anglez tashmë do të kalojë në League Two që është niveli i katërt i futbollit anglez.

Madje kjo skuadër e kishte fituar një herë edhe FA Kupën.

Lodrat që u hodhën në fushë nga tifozët

Klubi kishte lënë Ligën Premier në vitin 2001 dhe që nga ajo kohë është vetëm në rënie.

Lojtarët e vegjël duke larguar ata nga fusha

Tifozët e ndërprenë lojën për disa qaste duke hedhur në fushë mijëra derra të vogël pasi ata nuk janë të kënaqur me kryesinë e klubit të tyre. /Telegrafi/