Telegrafi

Skuadra e madhe turke e vëzhgon Liridon Latifin

Bursaspori pritet të vëzhgoje në miqësoren me Skënderbeun dy lojtarë të korçarëve.

Bëhet fjalë për Liridon Latifin dhe Bakari Nimagën, siç edhe raporton “Sport Ekspres”, lojtarë këta që janë vëzhguar edhe më parë në ndeshjet e kupave të Europës.

Në miqësoret që zhvillohen në Turqi pritet të ketë disa menaxherë, të clët do vëzhgojnë elementët cilësorë që kanë kampionët në ekip.

Kujtojmë që Latifi ishte pranë transferimit edhe tek kampionët e Kazakistanit, Astana por në fund dështoi marrëveshja mes dy klubeve.