Telegrafi

Skuadra e Kosovës U-16 që do të luajë në Kampionatin Evropian në Prishtinë

(Foto: Getty)

Përzgjedhësi i Kosovës U-16 te meshkujt, Driton Obërtinca, ka shpallur listën përfundimtare me 12 lojtarë, që do të luajnë në Evropianin, që organizohet pikërisht në Prishtinë.

Basketbollistët e rinj të Kosovës janë përgatitur maksimalisht dhe synojnë të japin më të mirën në garën që organizohet në ‘shtëpi’, ku kërkojnë përkrahjen e publikut për t’ia arritur qëllimit.

Kosova U16 është në Grupin A, së bashku me Andorrën, Maltën dhe Gjibraltarin.

FIBA Kampionati Evropiani i Divizionit C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik, ku marrin pjesë nëntë shtete, ndërsa të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën “1 Tetori”.

(Foto: basketbolli.com)

Skuadra e Kosovës U-16:

Mal Tosuni

Yll Kastrati

Anes Krasniqi

Erdin Abazxhik

Drin Tafilaj

Ben Basha

Lis Binishi

Sejar Rama

Hanan Corovic

Ervin Mullaliu

Venis Haliti

Enes Gashi

Përzgjedhës: Driton Obërtinca, ndihmëstrajnerë: Elbesar Gështenja dhe Egzon Uka