Ipswich Town ka arritur inkuadrimin në Ligën Premier pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Championship.
Dy vite më parë ata ishin në kategorinë e tretë angleze (League One), por pas inkuadrimit në Championship ata arritën të futen edhe në elitën e futbollit anglez.
Megjithatë Ipswich nuk është i interesuar të jetë vetëm numër në elitë, por duan të lënë gjurmë dhe po tentojnë të bëjnë transferimet e qëlluara.
Transferimet e para të Ipswich duket se do të jenë nga Arsenali, pasi skuadra bardhekaltër ka bërë një ofertë të lartë prej 60 milionë funteve (70 milionë eurove) për dy lojtarët e Topçinjve, Emile Smith Rowe dhe Eddie Nketiah.
Dy futbollistët anglez kanë potencial të madh, por nuk kanë hapësira te londinezët dhe pritet të largohen në verë.
🚨 Ipswich Town has prepared a £60m offer for Arsenal duo Eddie Nketiah and Emile Smith Rowe!!!
🔸️Ipswich want to leave a strong mark on their return to the Premier League next season.
Your thoughts…
Follow me @Afcmex
(DSVN86)#Arsenal pic.twitter.com/6PR07QFnBB
— Mex (@Afcmex) May 6, 2024
Ipswich është skuadër që i ofron një fanellë titullari për të dy lojtarët dhe kjo ofertë është e mirëseardhur për Arsenalin për përforcime të reja. /Telegrafi/